


Streha e të harruarve
Janë të vjetër sa vetë teatri dhe ndoshta pikërisht për këtë, kanë vendosur të përgatisin një shfaqje në prag të 60 vjetorit të tij. “Streha e të Harruarve”, tragjikomedia e shkruar nga Ruzhdi Pulaha, po vihet në skenë nga regjisori Mihallaq Luarasi. Loja teatrale ende luhet në tavolinën e rrumbullakët, por që tani ndihet emocioni dhe mjeshtëria që aktorët e përvojës, si Violeta Manushi, Margarita Xhepa, Drita Pelingu, Reshat Arbana, Esma Agoli, Besa Imami, Mërkur Bozgo dhe të gjithë të tjerëve. Ngjarjet zhvillohen në një azil, ku trajtohet drama personale e të moshuarve, megjithatë, së shpejti publiku do të ketë rastin të zbulojë vetë gjithçka, pasi të ketë parë nga afër lojën mjeshtërore të figurave më të mëdha të skenës shqiptare.
Community
Reviews
0 reviews













